FOTO: Njihni shqiptarin e parë që kalon Atlantikun me varkë!

“Dorabros” përbëhet nga 4 djem të cilët janë stërvitur prej vitesh për të përballuar një sfidë të madhe: kalimin e Oqeanit Atlantik me varkë.
Arsyeja përse u mor kjo sfidë e rrezikshme është prekëse.
Para disa vitesh Lirimi ka humbur një mikun e tij që ishte i sëmurë me kancer.
Kjo ngjarje i ndryshoi jetën dhe e bëri të mendojë se duhet të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë.
Të gjitha të ardhurat që janë mbledhur nëpërmjet sponsorëve, kanë shkuar për spitalet që kurojnë adoleshentët dhe fëmijët e sëmurë me kancer.
Lirimi rezulton shqiptari i parë dhe i vetmi në Ballkan që ka kaluar me varkë Atlantikun.
d.a. / dita


