“Nuk e mendoja kurrë që PS të përfundojë kështu”, Topalli e thumboi, Zegjine Çaushi i kthehet “flakë për flakë”: Ka ikur koha jote kur të nxirrje prej “zhelesh”

Një debat ka ndodhur në seancën e ditës së sotme në Kuvend, ku protagoniste kanë qenë deputetja e PD-së, Jozefina Topalli dhe ajo socialiste Zegjine Çaushi.

Pas replikës së Çaushit me Gazment Bardhin, ishte Topalli ajo që ironizoi deputeten socialiste, teksa tha se nuk e mendonte kurrë që PS të përfundojë në figura si ligjvënësja e re nga Fieri.

Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë”, tha Topalli duke iu referuar Çaushit.

Por kjo solli replikën e Çaushit, e cila i tha Topallit që duhet tia dijë për falimenderit Berishës për rikthimin në politikë, pasi sipas saj, Basha e nxorri jashtë PD-së. Por deputetja nuk u ndal me kaq, teksa tha se ka ikur koha e ish-kryeparlamentares.

E dashur Jozefinë, ti duhet t’ia dish për faleminderit doktorit, se Luli të kapi prej “zhelesh” dhe të qiti jashtë. Unë e kuptoj që ti ke nostalgji për atë kohën, ishin kohë të arta ato, por gjërat kanë ndryshuar tani. Nuk jemi më në atë epokën tënde, kur të kapje prej zhelesh e të qisje jashtë nga atje lart”, ishte replika e deputetes socialiste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT