Aksioner në Aeroportin e Vlorës, Valon Ademi i tregon të gjitha: Si u kontaktova nga shefi i kabinetit të Begjet Pacollit

Valon Ademi, aksioner në Aeroportin e Vlorës së bashku me miliarderin Behgjet Pacolli, në një intervistë për emisionin “Opinion” ka rrëfyer se si është kontaktuar nga biznesmeni dhe se si vendosën që të nisin rrugëtimin e veprës madhore së bashku. Ademi tha se është kontaktuar nga shefi i kabinetit të Behgjet Pacollit, për t’i nxjerrë pasaportë shqiptare këtij të fundit.

Ademi, tregoi se e ka shoqëruar Behgjet Pacollin në Tiranë, kanë plotësuar dokumentat dhe gjatë udhëtimit Pacolli i ka folur për Aeroportin e Vlorës.

Në 2019 unë kuptova se kishte dalë në interes për aeroportin. Pamë kriteret, kuptuam që e kishim vështirë të plotësonim kriteret, ne mund të plotësonim kriteret për ndërtimin e pistës, por jo aeroportin. E lashë në heshtje. E pashë që kriteret ishin të vështira dhe nuk u mora. Më pas më kontakton shefi i kabinetit të Pacollit aso kohe, më kontakton në telefon dhe më thotë, pa asnjë lidhje, më kontakton rastësi. Më merr në tel dhe thotë Pacolli ka marrë dekret dhe mund të na ndihmosh që t’i nxjerrim pasaportën Pacollit, isha konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë. Më merr në telefon dhe më kërkon këtë nder.

Unë shkoj me makimën time e marr Pacollin i hip në makinë dhe aty ishte takimi im i parë me Pacollin. Vazhduam rrugën për të ardhur në Tiranë, kam foto. Erdhëm në bashki i nxorrëm dokumentat. Atë natë qëndruam në Tiranë. Të nesërmen Pacolli më tha shkojmë përtej Golemit se më ka ofruar njëri një tokë. Duke u kthyer e pyeta a keni ndërtuar ndonjë aeroport. Po më tha Valon, kemi ndërtuar. OK I THASHË KAM MENDUAR TË aplikoj një tender për aeroportin e Vlorës dhe nëse ke interes aplikojmë bashkë”, tha Valon Ademi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT