Aksident në Vlorë, 5 të rinjtë shpëtojnë ‘për fije’, ‘Benzi’ përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme teksa një automjet me të cilin udhëtonin 5 të rinj nga fshati Akërni për në Vlorë, është përmbysur në kanal.
Dy zjarrëfikse si dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendgjarje që kanë berë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmen mjeksore. Mesohet së pesë të rinjtë nuk kanë rrezik për jetën.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policion po punon për dokumentimin e plotë të rastit.