Edhe sa herë do t’i ndërpresë Lulzim Basha kauzat e tij?! (Rastet e marrëveshjeve të fshehta)

Veprimet e ndërmarra nga opozita në gjithë këto kohë, mbase do ta kategorizojnë Lulzim Bashën si një nga liderët më “radikalë” që Partia Demokratike apo ndonjë parti tjetër shqiptare mund të ketë pasur.

Veprime të tilla si: izolimi në çadër, braktisja e parlamentit apo edhe vendimi për mospjesëmarrje në zgjedhjet e qershorit, duhet thënë që kanë shënuar precedente jo vetëm për Shqipërinë, por edhe shumë shtete të tjera fqinjë dhe evropiane. Veprime këto duhet thënë mjaft të guximshme që mund të vinin në pikëpyetje edhe ekzistencën e partisë që drejton apo edhe postit të tij si kreu i PD-së.

Pas disa javësh protesta brenda në çadër ku në të qëndronin edhe shumë mbështetës e simpatizantë të PD-së, Basha “kërcënonte” se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjithshme. Por vëtëm një muaj e pak para zhvillimit të zgjedhjeve, palët u ulën në bisedime në një marrëveshje tërësisht sekrete e të pazbardhur për publikun.

Kjo do të shënonte një tërheqje të madhe për Bashën që do të lëkundte jo pak pozitat e tij në krye të PD-së. Do të ishte pikërisht ky veprim që do bëntë kundër Bashës shumë ish drejtues e mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët do ta akuzonin për një marrëveshje të fshehtë në kurriz të partisë.

Frika e vendosjes së një precedenti të ri për politikën në tërësi, ka qenë duhet thënë edhe “meraku” më i madh që mund të ketë pasur faktori ndërkombëtar në kërkesën e opozitës për mbështetjen e aksionit të tyre.

Pas braktisjes së parlamentit dhe daljes në rrugë, artikulimi i kërkesës së Bashës dhe opozitës ishte i qartë: Nuk do të futemi në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. E në fakt kështu ndodhi! Opozita nuk mori pjesë në zgjedhje.

Por pasi po shihte që dita ditës terreni po ngushtohej, Basha dukej sikur vazhdoi të bënte tërheqje nga kërkesa e parë për zgjedhje pa Ramën. Tashmë kërkesa u artikulua ndryshe: zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo nënkuptonte në heshtje që mund të bëheshin zgjedhje edhe me Ramën./gazeta-shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT