Braçe: Kemi ngelur 100 vite mbrapa! Të gjithë presin kush do bëhet ministër apo drejtor! Askush s’punon në zyrat e shtetit në gusht

Socialisti Erion Braçe përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se vendi ynë ka mbetur si 100 vite më parë.

Braçe thekson se në zyrat e shtetit në gusht nuk punon asnjeri ndërsa shton se të gjithë presin se kush do bëhet ministër, drejtor apo shef.

Postimi i Erion Braçes

Të poshtëruar – Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit.

Thuajse 100 vjet më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike.

Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është si të presësh dëborë në verë.

100 vite me pas, një herë në dy vite është edhe më keq;

Çdo zyrtar shteti pret kush do bëhet ministër, pastaj drejtor, përgjegjës, shef i madh-i vogël, shef;

Pastaj rrëmuja e organizuar-e përjetshme e Tiranës, zhurma e saj;

Pastaj të gjithë të gjithëditurit që bërtasin në trafik e jo vetëm “nuk ka shtet”;

Lexoj dhe pyes;

Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT