Qeveria Kujdestare/ Basha po shkon drejt një bashkëqeverisje me Ramën

Në gjithë këto kohë, të paktën që kur Partia Demokratike kaloi në opozitë në vitin 2013 duhet thënë që marrëdhëniet politike mes dy partive më të mëdha kanë qenë shumë të tensionuara e me qëndrime katërcipërisht të kundërta.
Vendimet e liderit të opozitës janë aluduar e paragjykuar jo pak herë, madje edhe nga mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike. Ndaj edhe është moment që PD-ja dhe opozita e bashkuar në tërësi të jetë më e kujdesshme në lidhje me kërkesat e saj dhe me lëvizjet politike.
Kjo sepse të dyja komponentët në vitet e kaluara ka krijuar shumë paqartës në opinionin public. Madje jo vetëm paqartësi, por herë herë edhe është vënë në pikëpyetje ekzistenca dhe vazhdimësia e opozitës. Kjo për vetë faktin nga tërheqja e disa prej kauzave më të rëndësishme të saj.
Gjithsesi për t’u kthyer te pyetja jonë në krye, duhet thënë që vetëm para disa javësh palët politike në vend tashmë të ndara në 3 pole janë dakordësuar për t’u ulur në një tryezë të përbashkët. Opozita e Bashkuar, mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë gjetur gjuhën e përbashkët për hartimin e reformës zgjedhore.
Kjo vjen pas shumë kohësh protesta dhe disa vendimesh mjaft radikale të opozitës së bashkuar. Kujtojmë këtu braktisjen e parlamentit dhe vendimin për mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore të qershorit të vitit që lamë pas.Të gjitha këto vendime në fakt kishin një arsye të përbashkët. Faktin që sipas opozitës mazhoranca në pushtet kishte deformuar procesin zgjedhor të vitit 2017. Akuzë kjo që përforcohej akoma më shumë edhe me shfaqjen e disa videove të publikuara nga tabloidi i njohur gjerman “BILD”.
Me akuzat e shtuara dhe tensioned e vazhdueshme mes dy palëve politike dukeqj që nuk do gjendjej ndonjëherë dakordësi. Por kur askush nuk e priste kjo gjë ndodhi. Palët u ulën në tryezë për miratimin e reformës zgjedhore, pasi ky ishte edhe një nga 9 kushtet e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave me vendin tonë.
Opozita e bashkuar në propozimet e saj ka kërkuar që të parashikohet edhe një “qeveri kujdestare” çdo 6 muaj para zgjedhjeve që sipas opozitës do të shërbejë për të garantuar zgjedhjet dhe mosndikimin e policisë në proces.
Të njëjtën gjë duhet thënë që kishte kërkuar edhe në vitin 2017 në atë që u quajt si “Marrëveshja e 17 Majit. Edhe atëherë për këtë arsye u kërkua krijimi i qeverisë teknike, dhe pasi kjo qeveri drejtoi disa muaj vendin sërish u kthyen akuzat për manipulimin e procesit zgjedhor.
Atëherë pyetja që lind është: Pse opozita po kërkon dy herë të njëjtën gjë? A tregon kjo një përsëritje të skemës së 2017-s apo është thjeshtë një mënyrë për të “bashkëqeverisur” me qeverinë e Ramës?