“Zilen tënde vazhdoj ta pres ende…”, arkëmorti i heroit të Shkodrës mbulohet me lule të bardha, kush është Arjan Kraja, 40-vjeçari që la pas dy engjëjt e tij

Shkodra u përfshi sot nga një dhimbje e thellë, teksa u përcoll për në banesën e fundit Arjan Kraja, 40-vjeçari që humbi jetën pas tre muajsh në koma. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur të gjithë qytetin, që e ka njohur Arjanin si një njeri të qetë, të përkushtuar dhe me zemër të madhe.

Arjani, punonjës i OSSH-së Shkodër, u dërgua me urgjencë në spital tre muaj më parë, pasi kishte hyrë në detin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti t’u shpëtonte jetën, por vetë pësoi komplikacione të rënda shëndetësore duke qëndruar në koma dhe “luftuar” për jetën me muaj të tërë.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk arriti që të triumfonte dhe të mposhte betejën me vdekjen duke lënë pas bashkëshorten e tij Ergisën, dhe fëmijët e tij të vegjël, Tristanin dhe Mabelin të cilët do të rriten me kujtimin e një babai hero, shembull dashurie dhe humanizmi.

“Zilen tënde vazhdoj ta pres ende...”, arkëmorti i heroit

Pamje nga ceremonia mortore

Në ceremoninë motorë që u zhvillua sot në Shkodër, dhjetëra njerëz, familjarë, miq, kolegë e qytetarë, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën një njeriu që sakrifikoi jetën e tij.

Ndërkohë që nëpër rrjetet sociale miqtë e tij nuk kanë qëndruar pa shkruar disa fjalë zemre për njeriun që në shpirt kishte veçse mirësi.

“Zilen tënde vazhdoj ta pres ende...”, arkëmorti i heroit

Arjan Kraja

“Zilen tande vazhdoj t’pres o Arjan djali, per me m’diftu punen e me m’orientu. Por val nuk paska ma as Ana e Malit veq dhimbjen si haber n’zemrat tona paska lshu. Nji djal nji bab e nji epror plot me shembull, n’shpirt ti kishe mirsine o Arjan zotnia.

T’u thy jeta n’mes pergjys si nji cop tjegull u thy prezenca e burrit e po pikon catia.. Kjofsh i xhenetit apo i parajses o miku jem epror, per c’do krijes c’dodit asht e fundit. Jeta jote iku si me t’pas mare dikush hajnisht e me zor, nji humbje e madhe per familjen fatkeqsi qe t’shkundin. Shpirti jot kjoft i xhenetit dhe i parajses o djal zotni Arjan Kraja.. E zoti forcofte familjen tande se, boll e rande paska ra kjo gjam”, shkruan një prej miqve të Arjanit. (postimi i pa redaktuar)

Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, miq dhe kolegë të Arjan Krajës kanë reaguar zemërthyer për ndarjen e tij nga jeta. Pas tre muajsh në koma, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, duke lënë pas dhimbje e trishtim.

Më herët OSSG tha se gjatë viteve të tij në detyrë si shef grupi, Arjan Kraja u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Por përkushtimi dhe mirësia e tij nuk ishin vetëm gjatë detyrës, por edhe në jetën e përditshme. Ishin pikërisht këto virtyte të larta që tre muaj më parë e bënë atë të futej mes detit të trazuar të Velipojës dhe të shpëtonte nga mbytja dy fëmijë të vegjël.

Ngjarja u regjistrua në plazhin e Velipojës, në pikun e sezonit turistik, kur Arjan Kraja u fut mes dallgëve menjëherë sapo pa se dy fëmijë rrezikonin të mbyteshin.

Ata shpëtuan, por vetë Arjani përfundoi në gjendje të rënduar shëndetësore dhe për pasojë ra në koma. Dje, pas tre muajsh betejë për jetën, heroi i Velipojës, siç e quanin pas atij akti sakrifikues, ka mbyllur sytë përgjithmonë në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT