EXLUZIVE: Në afërsi të Shkupit gjenden trupat e 5 maqedonasve të vrarë (VIDEO)
09:09 (13.04.2012) Nga popullata maqedone që mbrëmë ishin tubuar te vendi i vrasjes, në mënyrë indirekte akuzohen shqiptarët për këto vrasje. Ata bënin lidhjen e kësaj ngjarje me incidentin para një muaji që ndodhi në autobus ku u rrahën dhe maltretuan nxënësit shqiptarë.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë.
…………………………………………………………………………………..
07: 14 – Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka dhënë informacione mbi tragjedinë që ka ndodhur në rrethin e fshatit Smilkovcë, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit.
Nga MPB kanë paralajmëruar se sot do të japin hollësi mbi tragjedinë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut dhe gëzhoja të plumbave pranë trupave të viktimave. Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22.00 nga ana e peshkatarëve. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për të persona të rinj të komunitetit maqedonas.
………………………………………………………………………………………

13.04.2012
01:03
Pesë persona të vrarë të nacionalitetit maqedon janë gjetur mbrëmë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në periferi të Shkupit. Sipas informacioneve nga rrjetet sociale dhe portale maqedonase, viktimat janë të moshës rreth 20 vjeç. Ata të gjithë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët siç thuhet nga lagjet Butel dhe Radishan.
Ata rreth orës 18.30 ishin nisur për peshkim pranë liqenit të Smilkovës. Banorët mbrëmë kanë qenë të revoltuar, pasi që sipas tyre, nuk po ndjehen të sigurtë.
Banorët e Creshevës kanë theksuar për portalin pres24 se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”