S’e duan Zyrën Administrative pa shqiptarë

Për shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrive dhe Dragan Milosavleviq, zëvendësi i saj, janë të papranueshëm për ta udhëhequr Zyrën Administrative.Shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës janë shprehur edhe kundër kësaj zyreje, pasi që, siç thotë njëri prej tyre, Fevzi Beqiri, nuk ka asnjë të punësuar shqiptar në këtë zyre, shkruan “Zëri”.

“Nuk na duhet një zyre, në të cilën nuk ka shqiptarë. Edhe Adriana Hoxhiq është e papranueshme për ne, pasi që ajo i përket komunitetit boshnjak, i cili është pakicë edhe në ‘Lagjen e Boshnjakëve’, e le më në krejt veriun. Ndërkaq, ne shqiptarët nuk dimë asgjë për këtë Millosavleviqin, i cili është zëvendës i saj, nuk dimë për të kaluaren e tij.

Ai mund të ketë edhe të kaluar kriminale”, i ka thënë gazetës Beqiri, sipas të cilit nuk mund të ketë as zyre, as asgjë tjetër, përderisa të kthehen në shtëpitë e tyre të gjithë shqiptarët, të cilët me dhunë, në prani të forcave paqeruajtëse të KFOR-it francez janë përzënë nga shtëpitë e tyre.

“Para lufte veriu i Mitrovicës ka qenë i banuar me rreth 80 për qind shqiptarë, ndërsa sot, si pasojë e dëbimit të dhunshëm, nuk ka më tepër se 10 për qind. Ndaj shqiptarëve, serbët kanë ushtruar dhunë sistematike, i kanë vrarë shqiptarë, i kanë plagosur, kanë hedhur bomba në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë i kanë larguar nga vatrat e veta”, vijon ai.

Sipas tij, por edhe Ali Kadriut, nga lagjja “Kroj i Vitakut”, Serbia po investon dhjetëfish më shumë në veri, sesa Qeveria e Kosovës.

“Derisa Qeveria e Serbisë investon nga 400-500 milionë euro në veri të Kosovës, kjo e jona mezi gjen mjete për të investuar nga 500 mijë deri në 1 milion euro”, konstaton përfaqësuesi i “Lagjës së Boshnjakëve”, Fevzi Beqiri, i cili ka preferuar që t’u hidhet një shikim shtëpive në hyrje të lagjës së tij, e të kuptojë se sa të varfër janë banorët e saj.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT