Rezultati ndryshon në 85 me 55
Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë
edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të
PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 85 me
55 kundrejt së djathtës.
Ky ndryshim u diskutua edhe
gjatë transmetimit të emisionit “Shqipëria Vendos” me Sokol Ballën, ku
sipas projeksionit ky mandat do të mbrohet në fund me mbi 2000 vota në
favor të së majtës. Kujtojmë se ky mandat i hiqet Dogjanit,
ish-deputetit socialist, i cili kandidon nën siglën e PD-së në këto
zgjedhje.
Ndërkohë, numërimi është bllokuar sërish këtu në
Tiranë, në të gjitha KZAZ-të e mbetura, përfshi njësinë 5 dhe shkollën
“Bajram Curri”, pas largimit të numëruesve të PD-së me të njëjtin justifikim: lodhjen.
Votat e Librazhdit dhe Prrenjasit, nuk ndryshuan numrin e mandateve
të paracaktuar në Qarkun e Elbasanit. Në përfundim të tyre, numri i
mandateve është në ndarë në 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Në
Librazhd ka patur incidente në sallën e numërimit, ku një grup i
deputetit Luçiano Boci ka kërkuar që të futet në grupet e numërimit,
proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë gjithë vëzhguesit, duke lënë
brenda sallës vetëm dy prej tyre.
Mandati i 4 në Kukës zgjidhet nga KQZ
Mandati i katërt në qarkun e Kukësit mbetet ende i paqartë. Kryetari
i Degës së Partisë Demokratike në Kukës deklaroi pak më herët se
koalicioni i djathtë në këtë qark ka marrë 3 mandate dhe ai i majtë 1
dhe jo sipas pasqyrimit të KQZ-së, në fund të numërimit për një ndarje
të barabartë 2 me 2.
Nga vetë KQZ është njoftuar se ka
pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Te të dhënat e
hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në proceverbal nuk është
reflektuar tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29. 110 vota për
koalicionin e djathtë nuk janë reflektuar. Të treja palët, PD, PS dhe
LSI, e pranojnë që ka një gabim në proceverbal, duke mos reflektuar në
projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin, një gabim që ka bërë
të jenë 110 vota më pak në koalicionin e djathtë.
Për këtë
problem duket se palët kanë rënë dakord, që të presin mbledhjen e KQZ
gjatë paradites së të ditës së mërkurë, duke shqyrtuar të gjitha
procesverbalet dhe duke i hedhur nga e para, një për një. Gjasat janë që
të ketë një ndryshim në qarkun e Kukësit, pra mandatet të kthehen në 3
me 1 për koalicionin e djathtë.
***
Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit,
përfshi Tiranën, ku ritmet janë shpejtuar dhe tashmë mbeten edhe rreth
200 kutitë e fundit për t’u numëruar.
Në Korçë, Vlorë,
Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe së fundmi në Elbasan numërimet janë
mbyllur të gjitha dhe në qarqet e tjera, mbeten vetëm pak kutitë e
fundit.
Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11
me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike
ka marre vetem 1.
Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8
me 4, ne Durres konfirmohet 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3
ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me
5.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.