Zbardhet ngjarja brenda ambienteve të gjykatës, Klodiana Lala tregon pamjet: Një sallë 6 metër katrorë, gjyqtari Kalaja tentoi të fshihej pas plumbit të parë

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se avokati Astrit Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkambi në momentin që është çuar në këmbë për të shpallur vendimin.

Klodiana Lala bëri me dije se ka parë pamjet brenda sallës, filmime të cilat janë sekuestruar nga policia në kuadër të hetimit të ngjarjes ndërsa theksoi se siguria në institucion mbetet një problem thelbësor.

Klodiana Lala u shpreh se në sallën 6 metër katror, gjyqtari Kalaja ka tentuar të fshihet pasi mori plumbin e parë, por Elvis Shkambi qëlloi dhe dy herë të tjera duke e lënë të vdekur në vend.

“Jam telefonuar nga një avokat i cili dëgjoi krismat dhe kishte informacion që gjyqtari është vrarë dhe po ashtu kishte parë një person të gjakosur në parakrah brenda sallës së gjyqit. Menjëherë jam kthyer dhe për pak minuta kam qenë në vendngjarje. Kur shkova sapo ishte vendosur shiriti i parë i sigurisë.

Gjyqtari Astrit Kalaja ishte caktuar për të shqyrtuar çështjen që kishte konflikt pronësie për ish-Shkollën e Rezervave. Gjon Shkambi kishte ardhur se pretendonte se prona i përkiste atij.

Një seancë më herët, kishte debatuar ashpër në sallën e gjyqit dhe Kalaja kishte ndërhyrë për një vendim pasi do shqyrtohej dosja.

Kam parë pamjet, janë tronditëse, janë sekuestruar. Pamjet janë shumë të qarta, janë të vendosura të dyja palët. Ervis Kurtaj në njërën anë dhe Elvis Shkambi në anën tjetër.

Kur gjyqtari u ngrit në këmbë, autori mbush armën dhe qëllon, ka tre plumba. Kur qëllohet, gjyqtari fshihet por qëllohet dhe dy herë të tjeraSalla 6 metër katror. Detektori nuk funksionon në gjykatë. Gjyqtari ndërroi jetë në sallën e gjyqit.”-tha Lala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT