“Përvoja e keqe me Shqipërinë”, pse Franca nuk do liberalizimin e vizave për Kosovën

Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Angela Merkel presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje.

Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.

Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT