VIDEO VIRALE/ Osman Mula “shkund” RTSH: Politika na solli drejtor Thoma Gëllçin, ai shkatërroi gjithçka! Ne erdhëm fëmijë dhe po ikim pleq

Kompozitori Osman Mula, një nga figurat më të shquara të Radiotelevizionit Shqiptar, është bërë viral në rrjetet sociale për një fjalim të fortë që ka mbajtur ditë më parë në takimin e organizuar mes strukturave drejtuese të RTSH-së me Komisionin Parlamentar të Medias.
Regjisori i 20 Festivaleve të Këngës dhe i dhjetëra spektakleve që kanë lënë gjurmë në ekranin publik, ka folur me tone të ashpra për gjendjen e sotme të institucionit që dikur përfaqësonte krenarinë e krijimtarisë artistike shqiptare.
Në fjalën e tij, Osman Mula akuzoi drejtpërdrejt ish-drejtorin e përgjithshëm, Thoma Gëllçi, si autor i rrënimit të Radiotelevizionit Publik. Një politikan e quajti ai, i cili u emërua drejtor nga qeveria dhe prishi programacionin dhe stafin e RTSH.
“Në RTSH erdhëm fëmijë dhe dolëm pleq. Nuk na ka sjellë partia, sepse jam 20 vjet regjisor i koncerteve dhe festivaleve në RTSH. Deshëm politikë se kishte nevojë për demokraci vendi. Politikan është drejtori i ardhur nga qeveria, Thoma Gëllçi. Erdhi dhe e shkatërroi RTSH.
Si mundet që të prishë programacionin, kolegjiumin, këshillin artistik. Mbi 30 punonjësve nga jashtë u jepeshin tendera për emisione, kurse atyre brenda u bëhej apeli në 8 dhe orën 4 pasdite, pa punë të gjithë. Unë kam qenë shërbëtor aty, prandaj kanë dalë festivale që nuk harrohen kurrë. Sot të gjithë bëjnë.
Edhe shoqëria civile është sorosiane, nuk kanë bërë asgjë për këtë komb. Jeni të lexuar, ky stacion i majtë, e tjetri i djathtë. Kërkoni nga ne të jemi të pavarur. Gëllci nuk doli kurrë në konkurs. Erdhi dhe e shkatërroi, 17 stacione televizive që nuk i shikon askush”, tha është shprehur Osman Mula.