(VIDEO) Takimi i Ramës me mbretin Charles, kryeministri ndan pamjet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pritja zyrtare e organizuar në Pallatin St. James, ku u prit nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. 

“Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, shkruan Rama në “Facebook”. 

Në pamjet e publikuara, shihet një moment i përzemërt mes Ramës dhe Mbretit Charles, me të cilin shkëmben disa fjalë gjatë takimit. 

Rama ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të Berlinit i cili këtë vit pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT