VIDEO/“Shpejt, shpejt çuna në furgon…”, “ Fast and Furious” në rrugët e Shkodrës, “Shqiponjat” rrëfejnë momentin kur prangosën autorin e masakrës në kryeqendrën e veriut

Mëngjesin e 8 shtatorit kryeqendra e veriut u trondit nga breshëria e plumbave. I riu, Ragip Gila, qëlloi në drejtim të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, ku ishte duke konsumuar kafen biznesmeni Erogen Brajoviç, së bashku me miqtë e tij. Si pasojë humbi jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, familjar dhe truproja i Brajoviç, ndërkohë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. E plagosur mbeti edhe Meri Kaceri, kamerierja e lokalit.

Siç kemi bërë me dije dhe më herët, shënjestër e këtij atentati ishte Erogen Vaso (i njohur si Brajoviç).  Pas atentatit autori u përpoq që të arratisej me motor, ndërkohë që pak më tutje braktisi motomjetin e tij dhe u largua rreth 300 metra në këmbë.

Më pas ai i vendosi armën një qytetari duke i rrëmbyer automjetin e tij. Me makinën e grabitur dhe skafandrë në kokë brenda automjetit, i riu tentoi që të largohet deri në zonën e Sarreqit ku dhe u përfshi në një aksident.

Pas aksidentit ai braktisi automjetin tip “BMW” dhe u largua me vrap, ndërkohë që efektivët ishin në ndjekje të tij duke arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

Së fundmi dy nga efektivët e përfshirë në operacionin për kapjen e Gilas kanë treguar për “Shkodra Web” detaje nga ajo ditë.

Ata përshkruar me detaje atë mëngjes shtatori ku gjatë një patrullimi u njoftuan nga salla operative lidhur me masakrën që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Rigers Sekja dhe Kristi Koçeku kanë rrëfyer se sapo u lajmëruan menjëherë u hodhën në veprim duke finalizuar kështu operacionin e tyre me arrestimin e 28-vjeçarit.

“Menjëherë sapo kemi pikasur autorin e dyshuar, kemi bërë raportimin në sallën operative ku menjëherë pas nesh ka ardhur edhe drejtori i cili gjatë gjithë operacionit na ka udhëzuar dhe ruajtur jetën e çdo kolegun tonë. Në vendin e quajtur Zalli i Herit ne kemi pikasur një person që po vraponte me skafandë në kokë. Kemi braktisur mjetin e policisë dhe jemi vënë në ndjekje të tij duke i bërë thirrje “ndal Policia“, ka rrëfyer njëri prej efektivëve.

* MË POSHTË E PLOTË VIDEO

Back to top button
LAJMET E FUNDIT