VIDEO/ Rastet e Astrit Kalasë dhe Irena Gjokës nuk janë të vetmit, 5 muaj më parë u ‘trondit’ Prokuroria e Tiranës! Momenti kur Enis Vrapi shkoi me kallash në dorë

Rasti i gjyqtarit Astrit Kalaja dhe i Irena Gjokës nuk janë të vetmit në Shqipëri kur një person merr me vete një armë dhe i drejtohet me dyerve të gjykatave apo të prokurorisë pas asnjë frikë.
Jo më larg se 5 muaj më parë, më 23 maj 2025, Enis Vrapi parkon me vrull automjetin përpara derës së Prokurorisë së Tiranës, zbret nga automjeti me një kallash në dorë dhe godet me forcë derën e institucionit. Ai kërkon të futet brenda duke i kërkuar rojes me insistim të hapë derën. Pas refuzimit ai hipën përsëri në automjet dhe largohet.
Duke u larguar me nxitim, brenda një harku kohor tepër të shkurtër, ai përplas dhjetë automjete dhe aksidenton 2 persona, mes tyre dhe një polic. Nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjes, u vërtetua se arma të cilën Enis Vrapi kishte në dorë ishte lodër, ndërsa nuk dihet se kush ishte ‘shënjestër’ e këtij kërcënimi.
Enis Vrapi është 42ëvjeçari u arrestua po atë ditë në zonën e ‘Medresesë’ ndërsa kishte qëlluar me armën lodër me gogla, dhe një mjeke në QSUT. Enis Vrapi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Më 6 tetor, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me 3 plumba në gjoks në sallën e Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën. Vrasësi ishte nipi i palës në gjyq, i cili prej vitesh kërkonte pronën e tij në Shkodër.
Pas kësaj ngjarje tragjike, u bë publike dhe rasti i një ngjarje të ngjashme, që fatmirësisht nuk përfundoi me viktima, ndodhur më 18 janar të vitit 2007 në Gjykatën e Fierit. Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, ajo që donte të qëllonte Hajdar Malaj. Fatmirësisht arma e tij u bllokua dhe askush nuk mbeti i lënduar.
Rasti i Irena Gjokës u bë ‘sebep’ që në dyert e gjykatave të vendoseshin detektorë, ndërsa pas vrasjes së Astrit Malajt, shteti është çuar ‘në këmbë’ për të ndryshuar ligjin për armëmbajtjen pa leje si dhe për të forcuar sigurinë fizike në gjykata.