Ekskluzive-Kallëzimi Penal/ Sali Berisha në SPAK, rrezikon 5 vjet burg për ‘panik ndaj popullatës’

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të dënohet deri më 5 vjet burg për përhapje të lajmeve të rreme më qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë tek qytetarët.

Përmes një serie postimesh në rrjetet sociale, ish-kryeministri tregoi se nuk di të ndalet as në rastet e fatkeqësive apo pandemive botërore, si kjo e fundit e Koronavirusit, me të cilën po përballet edhe Shqipëria.

Gazeta SHQIP ka siguruar padinë e plotë të grupit Parlamentar të PS, ku ish-kryeministri akuzohet për “Përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga Neni 267 i Kodit Penal.

Berisha ka shfrytëzuar situatën shqetësuese që ka sjellë COVID-2019 për të bërë politikë dhe përhapur panik tek qytetarët, përmes publikimit në rrjetin e tij social Facebook, të disa informacioneve të pavërteta dhe dashakeqe, që mund të kenë ndikuar negativisht tek qytetarët.

“Në kundërshtim të hapur me situatën aktuale që po kalon vendi, krijuar nga faktorë objektivë, përmes përhapjes së informacioneve të rrëme, i akuzuari, Sali Berisha nëpërmjet rrjeteve sociale dhe atyre mediatike të shkruara i është drejtuar një publiku të gjërë duke pasqyruar ngjarje dhe situata paniku, që jo vetëm nuk kanë qetësuar qytetarët në kushtet e emergjencës, por kanë sjell panik duke vështirësuar edhe me tej këtë situate pandemie që po kalon, jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota”, thuhet në kallëzimin e bërë nga PS më baze ligjore në  nenet 280, 283 te K.Pr.Penale dhe Neni 267 i Kodit Penal .

Praktika e ish-kryeministrit, ku publikon lajme të rreme, duke ia faturuar të dhënat “qytetarit dixhital” është e njohur prej vitesh, por tashmë i duhet të përballet me drejtësinë.

Ja 5 lajmet e rreme që u publikuan nga Sali Berisha

Gazeta SHQIP mëson se Sali Berisha është kallëzuar penalisht në prokurori për publikimin e 5 lajmeve të rreme, të cilat sipas padisë së PS, kanë sjellë panik tek qytetarët. Bëhet fjalë konkretisht për:

1. Në datën 9 Mars 2020, ora 09:23 min, përmes një video-postimi “Gazera Vlora ja ben fora ” i akuzuari me pamje të marra nga rrjetet e tjera sociale, duke fshehur qëllimisht autorìn e këtyre videove dhe duke hequr logot (në kundershtim kjo me ligjin për të drejten e autorit), ka paraqitur sikur ne spitalet tona rajonale mjekët gjate orarit zyrtar të punës dhe në kushtet e gadishmërise për emergjencën kombëtare, po kërcëjnë valle. Por pas një kërkimi të thjeshtë në internet, rezulton se video është bërë në një spital në Iran.

2.Në të njëjtën ditë, Berisha shkruan një tjetër lajm të pavërtetë ku thotë se “Të sëmurët me Koronavirus i shtrojnë në Spitalin Infektiv ku janë të shtruar mbi 100 të sëmurë me semundje të tjera infektive”. Kjo rezulton e pasaktë dhe dashakeqe, dhe kësaj radhe ish-kryeministri ka patur vetëm fjalë, pasi nuk ka publikuar dot një foto.

3. Po me datë 9 mars, Sali Berisha bën një tjetër postim të rremë në Facebookun e tij. “Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia mashtrojnë shqiptarët! Në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus! Shpallin të importuar dy rastet me koronavirus të ardhur 10 ditë më parë nga Firence. Ndërkohë që edhe sot në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe në Shqipëri janë të paktën 3 vdekje nga sëmundje infektive mushkërore superakute, për të cilat ekzistojnë të gjitha dyshimet se ishin vdekje nga koronavirusi të fshehura. Kështu që ekziston çdo mundësi që rastet të jenë infektim brenda vendit.Shtoj këtu se gjatë nje muaj janë bërë gjithsej 53 të dyshuarve analiza për koronavirus, ndërkohë që janë bërë më shumë konferenca shtypi trillimi dhe mashtrimi nga Ndrikull Hajnia dhe zëdhënësit e tjerë të Edvin Çekapit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj kësaj epidemie me vdekshmëri të lartë. Këta të papërgjegjshëm vetëm sot ndërprenë fluturimet me Italinë e Veriut, ndërkohë që vetë Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetëra ditë më parë.

Po kështu Shqipëria sot është i vetmi vend në botë me një qendër të vetme për analizën e koronavirusit. Ky është një krim i vërtetë shtetëror i bërë me PPP e Edvin Çekapit dhe ndrikull Hajnisë! Përveç këtyre, për analizat për koronavirus nuk ka pasur dopio- kontroll çka e bën shumë të dyshimtë vërtetësine e tyre. Së fundi, asnjë përgatitje serioze nuk është bërë për përballimin me sukses të epidemisë. Mungojnë për publikun maskat, dizinfektantë etj etj. Ju bëj thirrje qytetarëve, pa rënë aspak në panik, të respektojnë rregullat tashmë të publikuara në media për mbrojtje vetjake nga infeksioni!Harta që tregon situatën në Firence. Por sipas hartës së situatës me koronavirusin në Itali, edhe zona e Firences është e prekur nga Covid-19. Sipas kësaj harte, në datën 8 mars 2020, në rajonin e Firences kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 39 persona”

4. Në datën 10.09.2020, ora 19:00 min, nëpërmjet postimit neë rrjetin social Facebook me postimin “SOS”, Berisha deklaron “gjendje prag katastrofe në spitalin e Durresit. Urgjenca kombëtare nuk transporton të semurin rënde me Covid 19 në Tiranë sepse nuk ka autoambulanca me respirator. E sëmura prej ditesh e shtruar në patologji për pneumoni. Dje është rënduar dhe future në reanimacion me Covid-19. E semura ka infektuar në spital të sëmurë dhe personel nga Tirana, asnjë ndihme”, shkruante Berisha. Gënjeshtra e ish-kryeministrit u çmontua dje, pasi dolen analizat dhe nuk rezultonte asnjë mjek apo infermier i infektuar.

5. Në datën 10.09.2020, ne oren 22:00 min, ish-kryeministri bën një postim që kalon çdo limit. Ai thotë se Rama o bën çmos që të fusë koronavirusin në Shqipëri.

“Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qendrimet e tyre po bejne çmos te fusin koronarovirusun ne Shqiperi. 25 shkurt 2020 ora 14:30

Miq, Italia ka ne nje zone te kufizuar te saj te perhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze nder te cilat kufizimin edhe te detyruar te levizjes, dalejes se qytetareve te vete nga zonat e infektuara per te shmangur perhapjen e koronavirusit ne zona te tjera te Italise. Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetareve te ketyre zonave por autorizoi policine dhe u shpreh se ne rast nevoje mund te perdore edhe ushtrine per zbatimin e ketij rregulli.

Kurse Edvin Fatkeqesia dhe ndrikull Hajnia ne vend qe te ndjekin praktiken e qendrimit te shpallur nga qeveria italiane per banoret e ketyre zonave dhe tju bejne thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata qe te mos vijne dhe te mos lejojne qe ata te hyne ne Shqiperi, deklarojne pa asnje pike pergjegjesie se nuk do kufizojme levizjet me Italine.

Sigurisht levizjet me Italine ne teresi nuk duhet nderprere por te mos kufizosh levizjet me zonen e infektuar te Italise siç beri dje qeveria italiane, do te thote se per qellime politike kriminale je i interesuar te sjellesh sa me pare koronavirusin ne Shqiperi”, shkruan ai.

“Ballafaqimi i postimeve me faktet dhe dokumentacionin pranë institucioneve shëndetësore, provon katëciperisht se përhapja e ketyre informacioneve nga ana e te akuzuarit Sali Berisha konsumon elementet e vepres penale per te cilen e akuzojme, pasi qytetaret jane te alarmuar per kete situate te paprovuar nga i akuzuari”, thuhet në kallëzimin e PS.

PS thotë se këto qëndrime të Berishës, si edhe disa postime të tjera gjate ketyre diteve, te kryera ne formen e nje fushate te qellimshme, jospontane, nga nje person publik, me nj e numer te konsideruar ndjekesish, jane faktore destabilizues dhe ndj ellin panik per situaten, pasi qytetaret nepermjet ketyre informimeve mund te krijojne bindjen dhe perceptimin se institucionet publike nuk funksionojne ne menyren e duhur, duke passjelle edhe mosrespektimin e protokollove per t’i bere balle perhapjes se virusit, si dhe çojne ne hu.mbjen e besimit tek institucionet e specializuara, ç’ka do sillte perhapj en me ritme me te shpejta te epidemise, si rrjedhim edhe rritje te numrit te viktimave.

Ja çfarë thotë neni 267 i Kodit Penal:

Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Ka ardhur koha që ish-kryeministri të mbajë përgjegjësi dhe të mos e përdorë platformën e tij online, si një “fushë beteje” pa rregulla, për të sulmuar me informacione të pasakta, çdo “armik” të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT