VIDEO/ Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet bosi i mafias në…/ Pamjet kur policia e kap në gjumë

Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u kap nga karabinierët herët të martën në mëngjes. 

Ai është 39-vjeçari Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën “Società foggiana”. 

Herët në mëngjes, karabinierët e GIS (Njësia Italiane e Operacioneve Speciale) hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias, ku e gjetën në gjumë 39-vjeçarin. 

Leonardo Gesualdo nuk bëri rezistencë dhe gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator. 

Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që ishte duke u zhvilluar në atë kohë, Gesualdo, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali. 

Për këtë operacion ishin lëshuar urdhër-arreste të përkohshme kundër 44 personave, kryesisht për vepra penale të zhvatjes. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT