Infektohet një tjetër mjek i Komitetit të COVID-19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë

Ka shkuar në 3 numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi.
Sipas news24, pas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, një tjetër mjek që është infektuar është Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.
Po ashtu me COVID rezulton dhe një përfaqësuese e Task Forcës se MSH.
Nga ana tjetër ka edhe një lajm të mirë pasi ka shkuar në 52 numri i të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se u shëruan 8 persona të tjerë.