(VIDEO) “I buzëqeshur e me duart në xhepa”/ Deputeti i PD-së Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme i vetëm.
I buzëqeshur, ai ka përshëndetur mediat, ndërsa më pas ka hyrë në ambientet e SPAK.
Kujtojmë që edhe herët, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.