Mesazhi i kryeministrit: Për ty, për familjen, për njëri-tjetrin, për shëndetin mbi të gjitha! (video)

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh shqiptareve, ku i kërkon që të mos kenë frikë, por kujdes po.

Ai i këshillon që të kufizohen sa më shumë kontaktet fizike.

“Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!”, ishte mesazhi i kryeministrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT