Kumanovarja Aulona Limani fiton garën Sofi tek Arian Çani

Një ndër emisionet më të shikuara në Shqipëri dhe jo vetëm, Zonë e Lirë po fiton shikueshmëri edhe më të lartë. Mënyra e udhëheqës së emisionit nga Arian Çani e bën tërheqës emisionin dhe ngreh audiencë të madhe.

Figura e Sofias së famshme, tani do të zëvendësohet. Në garën e postuar në Facebook nga Zonë e Lirë, kanë qenë dy vajza, njëra Sofia bjonde dhe tjetra Sofia brune. Në garën shihet qartë një dominim i 7mijë votave të Sofias bjonde, e cila ka dominuar garën. Bëhet fjalë për kumanovarën Aulona Limani. – përcjell news33.tv

Aulona Limani është një imazh i njohur për publikun. Ajo ka qenë dhe një ndër balerinat tek emisioni i famshëm i po të njëjtit televizion Klan TV ‘Stop’. Arian Çani ka premtuar që do të zgjedh cilën do nga vajzat që do të marrin më shumë vota, andaj pritet të shihet a do të mbaj premtimin./news33.tv

Back to top button
LAJMET E FUNDIT