Champions/ Përcaktohen kundërshtarët e 3 ekipeve shqiptare
Tri ekipet shqiptare, Partizani, Luftëtari dhe Laçi do të nisin përballjet e para në Europa League më 12 korrik dhe ndeshjet e kthimit do t’i kenë më 19 korrik.
I vetmi ndryshim midis tyre do të jetë se Partizani do të luajë në Tiranë fillimisht e më pas jashtë, ndërsa Luftëtari dhe Laçi do t’i kenë ndeshjet e kthimit në Shqipëri.
Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës kanë vendosur “Demat e kuq” përballë Mariborit të Sllovenisë, gjirokastritët përballë letonezëve të Vetspilsit, ndërsa kurbanasit përballë qipriotëve të Anorthosis Famagustës.
Sa u përket ekipeve të tjera shqiptare, Prishtinës do t’i duhet të ndeshet fillimisht me Europa FC të Gjilbraltarit, përpara se të jetë në fushë të gjelbërt me Fola Esch të Luksemburgut. Ndërsa Shkupit të Maqedonisë do t’i duhet të jetë përballë Glasgow Rangers të Skocisë./ZgjohuShqiptar.info