Injoroi gjuhën shqipe, gazetari shqiptar merr hak ndaj sportistit maqedonas (VIDEO)
Para pak ditësh, një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në një event sportiv në Maqedoni.
Sportisti maqedonas, Stole Stoilovi ishte larguar nga manifestimi pasi dëgjoi të moderohej në gjuhën shqipe.
Ky gjest i tij u kritikua shumë si nga pala shqiptare, por edhe nga ajo maqedonase.
Megjithatë, së fundmi një kthim restoje ka ardhur nga gazetari shqiptar, Mustafa Ademi kundrejt Stoilovit.
Në komentin e tij për “TVM2”, Ademi refuzoi të përmendë emrin e hendbollistit të përfaqësueses së Maqedonisë saherë ai ishte protagonist.
Pamjet janë komentuar pafund në Maqedoni, ndërsa po shpërndahen me shpejtësi edhe në vendin tonë./ZgjohuShqiptar.info