Rama mbledh Qeverinë/ Shqipëria mbyll shkollat nga frika e koronavirusit

Një prej vendimeve që u mor nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të tmerrshëm që ka tronditur botën është mbyllja e shkollave dhe të gjitha institucioneve arsimore, takimeve, apo eventeve sportive.

Mbledhja ka nisur me fjalen e kryeministrit Rama ne oren 09:00. Rama ka njoftuar se Qeveria ka vene në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes së rastit të parë të koronavirusit, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Këshilla themelore e OBSH dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të organizatës botërore të shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor”- theksoi Rama.

Sipas tij, sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi. Kryeministri ka theksuar se receta me e gabuar ne raste te tilla eshte ajo qe buron nga paniku, nderkohe qe ilaci me efektiv eshte qtesia dhe zbatimi i gjithe rregullave te thhjeshta por shume efikase sipas edhe njoftimeve te vazhdueshme te OBSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT