Kishat e Voskopojës në listën botërore të objekteve që mund të zhduken

Objektet e kultit postbiznatine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen. Jane 12 kisha që po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe vjedhjeve.12 objekte kulti të periudhës post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë klasifikuar mes 7 vendndodhjeve monument kulture më të rrezikuara në Europë.Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur ato krah monumenteve të tjera si në Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.Kreu i Fondacionit E shkuara për të Ardhmen Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një spektër të gjerë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij ngre domosdoshmërinë e ndërhyrjesKliti Kallamata, kreu i fondacionit “E shkuara për të ardhmen”, u shpreh:Këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë, duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre.Këto vuajnë pasi nuk ka pasur restaurimi prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Ky klasifikim duket shpresëdhënës pasi parashikon ndërhyrje në këto objekte Monument Kulture të cilat kanë vlera të veçanta për trashëgiminë tonë kulturore.”Top Channel kërkoi një prononcim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, por u shprehen se nuk mund të shprehen pa vizituar vendndodhjet ne terren, se bashku me ekspertët./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT