Sulmohen dy shqiptarë dhe një shpërthim në veri
Në pjesën veriore të Kosovës mesnata e mbrëmshme nuk ka qenë e qeta, pasi strukturat paralele kanë sulmuar fizikisht dy shqiptarë që po shkonin në shtëpitë e tyre. Po ashtu një shpërthim i fuqishëm në një kafene ka shqetësuar teje mase banoret e kësaj pjese.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në kafenenë “Tiha Noc”. Burime të Kosovapress-it kanë informuar se ka qenë një sulm ndaj pronarit të kafenesë, dhe njëkohësisht qërim hesapesh në mes bandave atje.
Në atë kohë janë dëgjuar edhe të shtëna armësh që i ka shqetësuar banorët e kësaj ane. Por nga shpërthimi dhe të shtënat me armë, përveç dëmeve material, nuk ka të lënduar.
Sipas këtyre burimeve, po ashtu të hënën në mbrëmje ekstremistët serbë kanë sulmuar dy shqiptarë në zonën e Tre Rrokaqiejve, në veri të Kosovës. Qytetarët shqiptarë janë sulmuar në momentin kur ata po shkonin në shtëpitë e tyre.
Për Kosovapress këto i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.