Tom Doshi e nxori “blof”, Sali Berisha “gjen fajin” te Altin Dumani: SPAK i lëshoi lajmet për arratisjen e tij, tani do quhen shpifësa

Kreu i PD Sali Berisha ka përgënjeshtruar veten pas deklaratës së bujshme që bëri, për kreun e PSD Tom Doshin, për të cilin tha se është arratisur dhe se ishte prerë një urdhër arresti nga Spak për të.

Pasi Tom Doshi, postoi në llogarinë e tij në “FaceBook”  një “përgjigje” për Berishën, ku shfaqej duke konsumuar kafe me miqtë e tij, dhe jo i arratisur ashtu si prentendoi kreuu i PD, ka qënë ky i fundit ai i cili “i ka drejtuar gishtin” Spakut.

Ai është shprehur se vetë Spak  “lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur.”

Dhe më vonë shtoi  se tani e tutje shqiptarët duhet të kenë kujdes nga informimet që bëhën nga ky institucion të cilin e “pagëzoi” me emrin qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit.

Deklarata e plotë e Berishës/Njoftim për shtyp nga Partia Demokratike

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Skapi i partisë tani do quhet qendra kombëtare e shpifjeve! Lëshuan dje lajmet për urdhrin e arrestit të Tom Doshit dhe arratisjen e tij

Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që dje është njohur si Skapi i partisë, do quhet tani e tutje qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit.

Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur.

Tani imagjinoni se si  bëjnë hetimet këta.

Imagjinoni ju teknikat e hetimit.

Ndaj dhe i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtojnë të lidhur me të qendra kombëtare e shpifjeve dhe mashtrimeve.

Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Back to top button
LAJMET E FUNDIT