“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë”, Nazarko përplaset me Bushatin për SPAK-un

Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK.  

Debati 

Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek. 

Bushati: Pro qytetar jam, por individit. 

Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova? 

Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash. 

Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë? 

Bushati: Një proces… 

Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke. 

Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme. 

Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë. 

Bushati: Ti ke edhe formim juridik. 

Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti. 

Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit. 

Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho. 

Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara. 

Nazarko: Je i sigurt? 

Bushati: 100 për qind. 

Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë. 

 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT