VIDEO/ Përshkallëzohet konflikti mes Pakistanit dhe Afganistanit, përleshje të ashpra në kufi

Përplasje mes forcave të sigurisë të Afganistanit dhe atyre pakistaneze janë ndezur mbrëmjen e sotme përgjatë kufirit të përbashkët. Sulmet nisën pasi Kabuli akuzoi Pakistanin për nisjen e sulmeve ajrore të disa ditëve më parë në kryeqytetin afgan ku mbetën të vrarë 20 ushtarakë dhe 3 civilë.

Forcat talebane pretenduan se kishin pushtuar dy postblloqe kufitare pakistaneze, sipas autoriteteve lokale në provincën jugore të Helmandit. Zyrtarët pakistanezë të sigurisë konfirmuan përleshjet në më shumë se pesë vende në kufi, duke thënë se po kundërpërgjigjeshin, raporton Reuters.

Sulmet e disa ditëve më parë përfshinin një sulm vetëvrasës me bombë në një shkollë trajnimi policor, ndërsa të tjera ndodhën në provincën Khyber Pakhtunkhëa , në kufi me Afganistanin. Provinca Khyber Pakhtunkhëa është një bastion i organizatave të armatosura që kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë që nga viti 2021, pasi talebanët u rikthyen në pushtet në Afganistan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT