Thellohet tragjedia e Maliqit, 6-vjeçarja Nefeli s’i mbijeton djegieve! Humb jetën pas nënës dhe vëllait që u dogjën në shtëpi

Data 19 tetor, regjistroi një ngjarje të dhimbshme. Flakët përfshinë banesën e familjes Hazillari ku brenda në ato momente ndodheshin nëna, Rrahime dhe dy fëmijët e saj Luka 13 vjeç dhe Nefeli 6 vjeçe. Dy të miturit ishin të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik. Babai i tyre, Valentino nuk ndodhej në shtëpi në ato momente.

Disa fije shkrepëse të hedhura në tokë dhe soba e drurit në kuzhinë, shkaktuan tragjedinë. Rrahimja arriti të nxirrte jashtë vetëm Nefelin, ndërsa 13-vjeçari u gjet i përmbysur në korridorin e shtëpisë pa shenja jete. Rrahimja ishte asfiksuar në derën e kuzhinës.

Vajza u gjet jashtë dhe e vetëdijshme dhe u dërgua menjëherë për mjekim në spital. Shpresat ishin të pakta për shkak të djegieve masive që kishte pësuar. Më datë 18 tetor, Nefeli kishte festuar ditëlindjen.

Familja Hazisllari jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. I vetmi që sillte të ardhura në shtëpi ishte babai i tyre, i cili punonte në ndërtim.

Lajmi në përditësim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT