Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

Është arrestuar sot në 11 prill, autori i vrasjes të të afërmit të tij një ditë më parë në fshatin Verjon të njësisë administrative të Niklës.

Në pranga ka rënë shtetasi E.A., që gjatë një konflikti për parkimin e automjetit ka ekzekutuar të afërmin e tij, Artur Çangun.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, autori i vrasjes së kunatit të tij është prangosur në një banesë të vjetër të braktisur në fshatin Qafë Shtamë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT