Sukses i paparë i policisë serbe!

Dy persona me një boks hekri dhe disa simbole të Shqipërisë qenkan pas nisur për të rrëzuar mbase pushtetin e Vuçiqit. Por i paska kapuar policia dhe e paska shpëtuar shtetin…

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se mbrëmë në Parkun e Pionierëve në Beograd u identifikuan dhe ndaluan dy shtetas të Bosnjë e Hercegovinës – M.S. (30) dhe S.R. (22) – të cilët nuk kishin vendbanim të regjistruar në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, te M.S. u gjetën një boks metalik dhe një mbulesë telefoni me simbolet e flamurit shqiptar.https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-800-0-1759854094xdoreze-943.jpg

Tashti ndaj tyre kanë nisur procedurat hetuese dhe ndëshkuese.

Tragjikomedi i thonë kësaj pune, që Ministria e Punëve të Brendshme dhe politikanë të lartë paraqesin edhe këto gjëra si të rrezikshme… (Bahri Cani)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT