Urdhri i AKEP, mbyllen faqet porno në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare iu ka përcjellë një shkresë të gjithë kompanive që ofrojnë shërbim interneti në vendin tonë, që të mbyllin menjëherë aksesin në disa faqe pornografike.
Dokumentin për bllokimin e menjëhershëm të aksesit në këto faqe interneti me përmbajtje pornografike, AKEP ia ka dërguar për dijeni dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka bërë gjithashtu një kallëzim penal për to.
Kompanitë që mbulojnë me sinjal interneti territorin e Shqipërisë, duhet të kryejnë bllokimin e menjëherëshëm të aksesit në disa faqe online me përmbajtje pornografike.
LEXO: Video intime e një gazetareje të TVSH, pas vendimit të AKEP për faqet porno në Shqipëri?
Më poshtë dokumenti i plotë i AKEP dhe lista me 17 faqet që duhet të bllokohen:

