“Si mund të vritet njeriu për një kafe?!” Sociologu i ALARMUAR: Kriminaliteti do vazhdojë të rritet, “çmimi i jetës” shqiptare shumë i ulët

Vrasja e ndodhur ditën e djeshme, në Manëz, ku dy të rinj mbetën të vdekur për një kafe, ka tronditur opinionin publik. Sociologu Gëzim Tushi, ka folur në lidhje me ngjarjen ku është shprehur se krimi është në çdo shtresë të shoqërisë dhe se shqiptarët kanë një mungesë komunikimi për të zgjidhur konfliktin.

“Pse më pe, pse nuk më bëre kafe, pse më pe të dashurën tregon se çmimi i jetës shqiptare është shumë i ulët”, është shprehur ai për ReportTv.

Tushi e ka konsideruar rastin në fjalë një këmbanë alarmi dhe ka shtuar se duhet që të bëhet një diagnostikim i krimit në shoqëri, pasi është duke u ulur te moshat e reja, dhe për këtë bën “shkaktare” drejtësinë jo shumë të balancuar.

“Më vjen keq që ka një lloj miopie që nuk e vlerësojnë rritjen e krimit, dhe problemet që ka shoqëria”, thotë sociologu teksa shprehet se ka munges edukimi të të rinjve dhe indiferencë sociale. Në fund ai bën thirrje që shoqëria të reagojë jo të presë t’i ndodhë atij.

Deklarata e plotë:

“Pse më pe, pse nuk më bëre kafe, pse më pe të dashurën tregon se çmimi i jetës shqiptare është shumë i ulët. Krimi është kaq i përhapur në çdo shtresë të shoqërisë. Ne kemi një mungesë komunikimesh për të zgjidhur konfliktin. Norma e krimit është shumë shqetësuese. Si mund të vritet njeriu për një kafe.

Ata që janë në bordin e shoqërisë janë në një alarm se çfarë duhet të bëjnë. Rasti i Manzës është një këmbanë alarmi , duhet të bëjmë një diagnostikim të krimit në shoqëri. Krimi po ulet në moshat më të reja. Familja, shkolla, institucionet kanë kapitulluar për edukimin e fëmijëve tanë. Në çdo shoqëri ka konflikte, por ideja është si ti zgjidhim ato. Shumë krime janë kryer për shkak se kemi një drejtësi që nuk është shumë e balancuar.

Më vjen keq që ka një lloj miopie që nuk e vlerësojnë rritjen e krimit, dhe problemet që ka shoqëria. Shikoj një lloj mungese të edukimit të rinjve. Kriminaliteti do të rritet më tej. Krimi ka filluar të strukturohet dhe zgjidhja e këtij problemi është shumë i vështirë. Një nga shkaqet e krimit është edhe indiferenca sociale. Në vendet e Perëndimit ku kanë një edukim dhe kulturë denoncimi i krimit bëhet në të gjitha format. Ndaj kjo shoqëri duhet të reagojë jo të presë t’i ndodhi atij”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT