VIDEO/“Turp e faqezezë!” Vatrat e zjarrit te kompleksi përballë QSUT-së akoma aktive, zjarrfikësit thuhet se kanë lënë punën

Prej më shumë se 4 orësh, zjarri te ndërtesa përballë QSUT-së vijon të jetë aktiv në një nga apartamentet e pallatit.
Në pamjet e siguruara nga burimet disa vatra zjarri shikohen akoma aktive në një nga apartamentet në kompleksin e zonës “5 maj”.
Para një ore prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari konfirmoi se situata është marrë nën kontroll duke shtuar se zjarri është shuar, por mesa duket disa vatra zjarri mbeten aktive.
Në një prononcim të dhënë për mediat banorët janë shprehur të zhgënjyer nga puna e zjarrfikësve, ndërsa thonë se këta të fundit e kanë lënë punën prej disa minutash.
Ndërkohë që në videon e siguruar nga burimet zjarrfikësja duket prezente në terren.
“Në këtë çast që flasim ende ka flakë dhe nuk po punojnë zjarrfikësit. Ka…15 – 20 minuta që zjarrfikësit nuk po punojnë më. Po shoh katastrofën! Turp e faqezezë për shtetin tonë si i jep leje, ai ka bllokuar rrugët, ka bllokuar trotuaret e gjithçka” thotë një qytetare e pranishme në vendngjarje.
Pamje nga vendngjarja: