Laç, dhunohet ekipi i Top Channel
Një ekip i Top Channel në Lac, i cili po punonte për raportimin e
procesit elektoral është dhunuar nga një grup njerëzish ende të
paidentifikuar.
Gazetarja e Top Channel Arta
Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar
fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të
cilën po regjistronte.
Sipas Berishës shkak për këtë sulm
është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte
zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk
mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.
Ky
moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë,
ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke
shkatërruar tërësisht kameran.
Gazetarja Berisha dhe
operatori Bajrami ndodhen aktualisht në komisariatin e policisë ku po
bëjnë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën
thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të
reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias./ Top Channel
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.