Shpresa e vetme e Veliajt, Gjykata Kushtetuese! Rama mbledh nesër strukturat politike të Tiranës, nis puna për zgjedhjet në bashki

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme do të mbledhë strukturat politike të Tiranës për të nisur punën për fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës.

Dhe pse kryebashkiaku aktual Erion Veliaj ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin  e tij nga detyra, si dhe ka kërkuar pezullim të dekretimit të zgjedhjeve të firmosur nga presidenti Bajram Begaj, PS-ja nuk ka bërë asnjë hap, por përkundrazi, po vijon punimet për hartimin e një fushate dominuese referuar kundërshtarëve ende të paditur për këtë bashki.

Burime për media kanë bërë me dije se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 16:30 në një prej hoteleve në qendër të Tiranës për të organizuar të gjitha strukturat në dispozicion të kandidates Ogerta Manastirliu. Ndërkohë drejtuese e fushatës për Tiranën do të jetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Një ditë më parë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit më datë 9 nëntor. Dekreti është firmosur një ditë pasi në zyrën e tij mbërriti shkresa e dërguar nga kryeministria ku shpallej vakanca për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Por, ngërçi qëndron me bashkinë e Tiranës ku Këshilli Bashkiak propozoi shkarkimin e Veliajt dhe Këshilli i Ministrave e firmosi me argumentin se nuk është paraqitur në detyre për më shumë se 3 muaj.

Në momentin e firmosjes së shkarkimit, Erion Veliajt i lind e drejta për të ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, akt që ai e ndërmori. Në këto momente, deri në shpalljet e vendimit të GJK-së, çdo procedurë tjetër pezullohet. Por, kjo nuk e ka penguar presidentin të dekretojë datën e zgjedhjeve, me argumentin se shkarkimi i Veliajt duhet të trajtohet nga Gjykata Administriative pasi është pushuar për mosparaqitje në punë dhe jo nga Gjykata Administrative.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT