Plumbat e kallashnikovit në Rinas kapën dhe makinën e demokratit, anëtari i FRPD shpëtoi mrekullisht! Pamje nga automjeti e bërë shoshë

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i një dite më parë pranë aeroportit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur mbeti miku i tij, Muçi Shaljani.

Autorët qëlluan disa herë me breshëri kallashnikovi, ndërsa plumbat nuk i kanë shpëtuar edhe automjetit të anëtarit të FRPD-së, i cili thuhet se ishte brenda në makinë kur plumbat goditën mjetin e tij.

Fatmirësisht, asnjë nga fishekët e zbrazur me breshëri nuk e prekën, ndërsa plumbat e kallashnikovit përfunduan edhe në bizneset përreth, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” deklaroi deputeti Xhaferi për Euronews albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT