Fondi 1.15 mld euro/ BE: Duam transparencë! Rama: Na duhen sy e monitorim

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca deklaroi se çdo proces sa i takon fazës së rindërtimit pas pasojave që u shkaktuan nga tërmeti, do të jetë transparent dhe llogaridhënës.

I pranishëm në takimin e komitetit shtetëror të Rindërtimit, Soreca pohoi se Konferenca e Donatorëve i kaloi pritshmëritë për mbledhjen e fondeve prej 1.15 miliard euro, ndërsa shtoi se ka afate kohore që duhen realizuar.

“Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm. Një dashuri ndaj këtij vendi që ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara. Jemi krenarë që e kemi marrë përsipër për organizimin e një konference të tillë. Na janë dashur shumë përpjekje. Pritshëmritë u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh të gjërave, jemi shumë të lumtur të vijojmë me fazën pasardhëse. Ne do të ulemi me kolegët tanë dhe me skuadrën që do të drejtojë këtë projekt, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e bëra do të paguhen. Të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse. Ne jemi tek pika që falë bashkëpunimit me PNUD që këto para të mund të përdoren shumë shpejt. Ne presim fundin e kësaj jave që të japim rezultatet e para. Kemi diskutuar se si të përqendrohemi sa i takon kontributit tonë për ndërtimin e ndërtesave. Ne na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e komitetit të Ndërtimit. Ka afate kohore që duhen realizuar. Ne punojmë gjatë gjithë kohës.”, -Luiggi Soreca.

Kryeministri Edi Rama teksa ka falënderuar gjithë donatorët që iu bashkuan nevojës së madhe të vendit tonë për rindërtim pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, duke veçuar SHBA-në për themelimin e Akademisë së Transparencës, bëri një mesazh të qartë për Bashkimin Evropian.

Rama, theksoi se “Shpresoj që BE të jetë më i shpejtë se zakonisht në kuptimin e nevojës për të dhënë rezultate më shpejt, se është program ku koha është thelbësore e njerëzit nuk presin dot, natyrisht procedurat të respektohen, por procedurat janë kaq të gjata, por jo kur bëhet fjalë për shtëpitë e shkollat”.

Sipas kryeministrit faza që pason kërkon transparencë të madhe dhe koordinim me gjithë faktorët, përfshirë donatorët.

“Falënderoj SHBA që ka marrë parasysh propozimin për Akademinë e Transparencës, por kjo duhet të jetë vetëm një pjesë e mozaikut, do të doja që BE të bënte të njëjtën gjë, me ekspertizë, sy e monitorim procesin e ekzekutimit të shpenzimeve, që nga tenderimi te mbikëqyrja dhe marrja e produktit”- tha ai.

Duke folur per donacionet Rama tha: Të gjithë ju erdhët në Bruksel me zemrën plot dhe premtuat shumë gjëra të mira, por para premtimit asnjëri nuk kishte folur me tjetrin dhe të gjithë e kishin konceptuar me diçka konkrete, si shkolla, ujësjellësi, apo të gjitha gjëra, sfida është që të gjitha të bëhen bashkë, se nëse do të llogaritnim kontributet për shkollat janë më shumë se c’kemi nevojë dhe duhet të sigurohemi që kemi atë që na duhet dhe pjesa tjetër të shkojë diku tjetër, por kjo duhet të vendoset bashkërisht. Kjo jo vetëm kur vendoset për cfarë por edhe si ne duhet të jemi bashkë, jo vetëm që të siguroheni që paratë e dhëna të shpenzohen në mënyrën e duhur, por dua mes këtij komiteti të garantojë që edhe paratë e shqiptarëve të shpenzohen sic duhet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT