Ari shqiptar, si u katandis kokoshi një thelë
Zylyftar HoxhaPara pak kohësh Këshillit Botëror i Arit dha njoftimin, sipas të cilit, sasia e arit shqiptar në krahasim me vitin 2000 është ulur dy herë. Aktualisht Shqipëria ka në rezervat e saj 1.6 tonë ar, ose gati sa sasia (1.5 tonë ar) që na kishte bllokuar Britania e Madhe si dëmshpërblim për incidentin e Korfuzit dhe që ne pas 50 vjetësh, vetëm në vitin 1988, duke na mbajtur interesat dhe dëmshpërblimet, na është kthyer vetëm 62 për qind e këtij ari. Kjo ishte ana negativiste e lajmit, por lajmi kishte edhe një pjesë tjetër ngushëlluese, se, pavarësisht përgjysmimit në sasi, vlera monetare e tij është rritur për shkak të rritjes së fortë të çmimit për metalin e çmuar në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave aktualisht ari shqiptar vlen 71.1 milionë dollarë nga 33.2 milionë që ishte në vitin 2000. Megjithëse jemi mburrur vazhdimisht, por paskemi marrë kot zjarr, të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt për frymë popullsie, me vetëm rreth 20 dollarë për frymë. Në Zvicër ky tregues është 6 mijë dollarë, ndërsa në Gjermani, Itali dhe Francë rreth 1800 dollarë. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë.Shqipëria, rezervat më të ulëta të arit në botëRezerva kombëtare administrohet nga Banka e Shqipërisë. Ajo vendos se si i mban ato, në valutë apo flori. Në total Shqipëria ka 2.5 miliardë dollarë rezervë kombëtare. Prej këtyre vetëm 2.8 për qind mbahen në ar, pjesa tjetër është në monedha të huaja si euro dhe dollarë. Në Thesarin tonë të Shtetit rezerva është 1.6 tonë ar, aq sa ishte dëmshpërblimi që Shqipëria i detyrohej, sipas Gjykatës së Hagës, Britanisë së Madhe për incidentin e Kanalit të Korfuzit(! ) Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt, me vetëm rreth 20 dollarë për frymë, kur vende të tjera e kanë 100-200 herë më të madh!… Por pavarësisht përgjysmimit në sasi, vlera monetare e tyre është rritur për shkak të rritjes së fortë të çmimit për metalin e çmuar në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave aktualisht ari shqiptar vlen 71.1 milionë dollarë, nga 33.2 milionë që ishte në vitin 2000. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë.Mister që s’të lë të vdesësh!…Më spektakolare kanë qenë grabitjet publike e pas viteve ’90, të transferimit të tij në mënyrë të dyshimtë nga tunelet e Skraparit e deri te grabitja e vitit 2000, ku janë përfshirë edhe segmente shtetërore.Si ka qenë problemi i Skraparit?Skrapari ishte zgjedhur si një vend strategjik natyror për t’u përdorur në kohë lufte, madje ai quhej edhe “Kryeqyteti shqiptar i Luftës” me një infrastrukturë të fuqishme militare të vendosur nën tokë. Në këtë kuadër këtu ishin depozituar rezerva të arit dhe të metaleve të tjera të çmueshme të të gjitha llojeve për rastin më fatkeq, atë të një lufte të mundshme. Thesari ishte vendosur në qytetin e Çorovodës, në lagjen “Hasan Seitaj”, në disa tunele rrëzë kodrës që ngjitet drejt Vërzhezhës. Tunelet e thesarit si dhe objektet e tjerë strategjikë, ose siç quheshin, të rëndësisë së veçantë, ruheshin nga reparte speciale me njerëzit më të zgjedhur të Gardës së Republikës. Tuneli funksiononte me një sistem të sofistikuar alarmi. Dyert e rënda disa tonëshe hapeshin me kode të veçanta. Asnjëri nga ata që punonte atje brenda për mirëmbajtje, nuk e dinte se ç’bënte tjetri në dhomën përballë. Kodin e dhomës së thesarit e kishin pesë veta, 2 ose 3 që vinin nga Tirana dhe kur aty nuk kishte njeri, më shpesh natën, si dhe dy të tjerë që banonin në Skrapar. Për sa kohë ishin ata njerëz brenda, edhe rojet zëvendësoheshin me të tjerë që i sillte një IFA ushtarake e që më pas i merrte prapë. Tuneli, që është edhe sot, natyrisht i prishur, kishte disa dhoma në hyrje, që përdoreshin si zyra, pastaj ishte kanali me ujë i Guhakut që përshkonte mespërmes tunelin dhe që të kaloje matanë në portën e hyrjes së thesarit duhet të ulej me arganello një urë si ato që kemi parë në filma në kështjellat mesjetare. Në krahun e majtë të tunelit ishin dy punishte fonderie, njëra që shkrinte metalet e rralla dhe që i kthente në lingota dhe tjetra që bënte ndarjen e floririt nga bakri që vinte nga minierat e Veriut. Këtu punonin veç e veç dy punëtorë që askush nuk e diti ndoshta edhe deri sot në qytet që ata bënin atë punë. Në mes ishin përsëri e përsëri porta të rënda ku mbaheshin të stivosura lingotat flakëruese.Po sa ishte ky thesar dhe ku përfundoi?! S’dihet asgjë! Një miku im, që ka punuar aty, tregon me keqardhje për atë natë të vitit 1993, kur njerëz të qeverisë, siç u paraqitën, hynë dhunshëm në tunel dhe me saldatriçe hapën dyert dhe ngarkuan arin nëpër makina për ta magazinuar diku tjetër. Thanë se erdhën me urdhër të posaçëm nga presidenti i asaj kohe. Por mikun tim e ka shqetësuar vazhdimisht një gjë: kur këta ishin njerëz të qeverisë, pse s’merrnin kodet e të vepronin sipas rregullave, po hynë dhunshëm si hajdutë ordinerë me saldatriçe në dorë(!)Mister që s’të lë edhe të vdesësh!…Grabitja spektakolare e Kërrabës…Në Kërrabë nuk dihet sa ishte grabitja nga brenda, por ajo u mbulua me një grabitje enigmatike nga jashtë, nga tre fshatarë që morën 340 kg ar. Grabitja në rastin e thesarit të Kërrabës u zbulua pas katër vitesh, pas hapjes për herë të parë të tunelit më 7 prill 2000. Nga 24 arkat speciale metalike në të cilat ishte vendosur ari ne gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë amerikane, 11 arka ishin krejtësisht të zbrazura. Nga e gjithë sasia prej 44006 monedha ari që u grabitën në tunelin sekret të Kërrabës është bërë e mundur të kthehen sërish në thesar vetëm 2051 lira turke. Pjesa tjetër prej 40 472 monedhash ari nuk është gjetur dhe sipas gjasave nuk ka për t’u gjetur kurrë.…Grabitja e funditSkandali më i fundit me epiqendër Bankën e Shqipërisë tronditi anekënd shqiptarët. Vjedhja ka qenë e përmasave të jashtëzakonshme. Një punonjës i thjeshtë banke, për 4 vite me radhë ka arritur të grabisë çdo ditë në shuma të konsiderueshme institucionin ku ai punonte, pa u vënë re nga askush. Plot 700 milionë lekë të rinj i kanë munguar inventarit të këtij institucioni dhe askush nuk e ka vënë re këtë supergrabitje. Institucioni i presupozuar më i sigurt për financat e një shteti, është grabitur ditën për diell, për vite të tëra, dhe asnjë kamerë, aparaturë vëzhguese, roje, drejtues, audit, etj., nuk ka mundur të ndalë këtë masakër me paratë e taksapaguesve shqiptarë.…dhe ajo më skandalozja, pas të funditKur ish-Guvernatori i Bankës, i akuzuar për shpërdorim detyre, u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator 2014 dhe u vu para akuzës për “shpërdorim detyre”, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015. Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin. Në këtë mënyrë ai fitoi 56 rroga shpërblim të barabarat këto me 420. 000,000 lekëGrabitjet e lashta të arit shqiptar Që në periudhën komuniste dhe tash më vonë në shtypin shqiptar është folur dhe “argumentuar”, veç grabitjes së arit nga Mbreti Zog, edhe grabitja e arit nga gjermanët dhe anglezët gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Po si ka qenë puna për të tre rastet?1 Nga Mbreti Zog 


