Lajm i fundit/ Izolohet një person i tretë tek infektivi, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Një tjetër rast i prekur nga koronavirusi dyshohet në vendin tonë. Burime për SHQIP bëjnë me dije se edhe rasti i tretë ndodhet i izoluar në shërbimin infektiv në QSUT.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë se COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri, ku raportohet për dy të infektuar që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë. Sipas ministrisë, gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana, të dy në moshë madhore, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në lajmërimin e Ministrisë. (SHQIP)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT