Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Gjatë vizitës në Hungari, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u pyet edhe për çështjen e pezullimit të vizave.

Ai tha se: “E kam thënë këtë vazhdimisht. Nuk e kuptoj pse për disa është kaq e vështirë ta kuptojnë.

Nëse hyni në vendin tonë si vizitor dhe ndërmerrni veprime kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do t’jua heqim vizën”, tha ndër të tjera sekretari i Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT