“Rama më do të varur në qeli”, Ahmetaj i përgjigjet “flakë për flakë” kreut të SPAK: S’kam firmë te inceneratorët! Merru me “McGonigal”

Arben Ahmetaj nga arratia i është përgjigjur përmes një lidhjeje telefonike për emisionin “Çim Peka Live” kreut të SPAK, Altin Dumani.
Arben Ahmetaj tha se Dumani nxorri urdhër-arrest ndaj tij me urdhër të Edi Ramës ndërsa theksoi se së bashku me kryeministrin, e kanë dashur të varur e të vdekur dhe për këtë arsye kanë dashur ta çojnë në burg.
“Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefish kur s’ka incenerim. Pse bëhet pronar i dëmit Altin Dumani? U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm, nxorri urdhër arresti. Dikur e kisha dyshim por tani jo.
Më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg. Pse më thonë për inceneratorët? Unë s’kam asnjë firmë për inceneratorët. Pse nuk merret me MCGonigal? Shqiptarët nuk janë budallenj.
I sugjeroj të bëhet një ditë vetë bashkëpunëtor me drejtësinë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre, se si ka hetuar ndaj meje duke më kthyer target me urdhër të Edi Ramës. Një ngul thika e tjetri fut në burg që mos të dal i gjallë më nga burgu.”-tha Ahmetaj.