Meta del në tribunë, këndon himnin e flamurit (pamje nga mitingu)

Në orën 17:35 Ilir Meta i është bashkuar mbështetësve të opozitës teksa është brohoritur.
Ai ka kënduar edhe himnin e flamurit që transmetohej në sfond, ndërsa hapjen e mitingut e ka bërë aktori Neritan Liçaj.
Ai tha se ky tubim është në mbrojtje të Kushtetutës, të lirisë dhe atdheut.
Sipas tij, ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri.
“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën profesorit Ledi Bianku
Në miting janë dëgjuar thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Transmetimi LIVE nga faqja e lir Metës në Facebook: