“Drama vjen pas 10-15 ditësh, kush është i mençur e kupton”

Arben Meçaj është inxhinier dhe ish-drejtor i territorit.
Këto ditë ka zbritur në terren për të parë nga afër dëmet e tërmetit dhe dy ditë më parë ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku deklaroi se dëmet e këtij tërmeti janë të rënda.
Sipas tij, qeveria duhet të përgatitet për një dëm mbi 500 milionë euro, ndërsa shton se duhet ndryshuar skema e ndërtimit, pasi ky tërmet që ra ishte një test pas të cilit inxhinierët duhet të nxjerrin disa mësime.
“Nuk duhet të luajmë me traumën e njerëzve. Është momenti që të rrimë sa më pranë tyre. Kush është i mençur e kupton që pas 10 apo 15 ditësh do shpërthejë drama. Njerëzit, vërtet rrinë 5 ditë në një hotel, por nuk mund rrinë gjithë jetën aty. Fëmijët do të shkojnë në shkollë, njerëzit në punë… këtu fillon shpërthimi”, u shpreh Meçaj për Dita.