U përplas për vdekje nga autoboti i UKT-së, ja kush është 72-vjeçarja (EMRI)

Është zbardhur identiteti i 72-vjeçares që u përplas për vdekje teksa ishte duke lëvizur me motor elektrik nga një autobot i UKT-së në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Bëhet fjalë për 72-vjeçarin Athina Athina Bushi, e cila humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Pas aksidentit fatal, në vendngjarje mbërriti edhe bashkëshorti i të moshuarës, teksa nuk i mbajti dot lotët nga dhimbja.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.