Pronari i “Delta Group” u arrestua në MEGAOPERACIONIN e Elbasanit! Çfarë fshihet pas prangosjes së Bujar Muçës dhe cilat janë lidhjet e tij me botën e krimit?!

Policia ka zhvilluar një operacion në Elbasan pasditen e kësaj të hëne ndërsa në pranga kanë rënë eksponentë të botës së krimit. Mes të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputeti i PDIU dhe pronar i kompanisë së njohur “Delta Group”. Arrestimi i biznesmenit Bujar Muça ka ngjallur interes të lartë publik ndërsa pritet të zbulohen të tjera detaje në lidhje me hetimet. Nuk dihet ende se çfarë lidhje ka Muça me personat e arrestuar dhe cilat janë dyshimet ndaj tij.
Aksioni policor është zhvilluar mesditën e sotme në një biznes me vendndodhje në fshatin Katund i Ri pranë aksit rrugor Elbasan-ish Metalurgjik.
Operacioni është iniciuar pas një telefonate të mbërritur në sallën operative të Policisë së Elbasanit ku është raportuar se në një biznes në zonë, ndodheshin disa persona që ishin të armatosur.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke vënë në pranga 10 persona. Nga kontrollet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.
Kush është Bujar Muça
Bujar Muça është sipërmarrës nga Elbasani dhe themelues i kompanisë “Delta Group”, një prej emrave të njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë. Bujar Muça ka kandiduar për deputet në vitin 2017 nën logon e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Në atë kohë, Muça e fitoi mandatin për të dhënë dorëheqjen pas disa muajsh duke e arsyetuar vendimin, për arsye personale.
Deri më tani, ajo çfarë dihet është se të gjithë personat e arrestuar janë eksponentë të botës së krimit dhe se ky operacion është i një rëndësie të lartë. Deri më tani nuk janë bërë publik emrat e tyre dhe as rrethanat e plota të zhvillimit të operacionit apo akuzat që rëndojnë mbi personat e arrestuar.