Profesori i kriminalistikës “ZBARDH” deklaratën e Dumanit: Nën hetim dy kryebashkiakë në veri të vendit, grup i strukturuar! Dolën tabulatet

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Karamuço foli për deklaratën e kreut të Prokurorisë së Posaçme, i cili u shpreh se një kryebashkiak është nën hetim.
Se kush është ky kryebashkiak, Karamuço tha se nuk ka informacione ndërsa shtoi se sa i përket dy operacioneve që janë kryer për krime elektorale, bëhet fjalë për dy kryebashkiakë në veri të vendit.
“Tregohem i kujdesshëm që mos të lë ndonjë kryetar bashkie pa gjumë. Janë thirrur dhe kanë dhënë deklarimet e tyre. Kanë dalë tabulatet që i kanë implikuar në këto çështje. A kanë qenë të vetëm këta?
Kur thua korrupsion aktiv, tani duhet të dimë kush konsumoi korrupsionin pasiv. Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje nuk është individual por në formën e grupit të strukturuar.
E di mirë SPAK, sepse ka metodika që hetojnë. Këto skuadrat e ndara, kanë një qendër. A është ky kryetari i bashkisë? Duhen parë në dinamikë të hetimit.”-tha Karamuço.